Premier League pritet të ndërpresë transmetimit të ndeshjeve në Rusi

Premier League pritet të ndërpresë kontratën e bashkëpunimit me Rusinë për transmetimin e ndeshjeve të kampionatit anglez.

Ky vendim vjen për shkak se Rusia ka fillua prej dy javësh sulmet e saj ndaj Ukrainës, me Vladimir Putin që dëshiron të pushtojë territorin e ukrainës.

Së fundi, shefi ekzekutiv i Premier League, Richard Masters ka thënë se kjo çështje është duke u shqyrtuar dhe se shumë shpejt do të merret një vendim.

Mediumet britanike “Sky Sports” dhe “Daily Telegraph” raportojnë se avokatëve u është dhënë drita e gjelbër ta fillojnë procesin e mbylljes së marrëveshjes me partnerët rusë dhe se zyrtarizimi mund të bëhet brenda pak ditësh.

Të drejtat e transmetimit të Premier League  në Rusi janë në pronësi të kompanisë së quajtur Rambler, ndërsa ndeshjet shikohen në platmormën Okko.

Ndërkaq, Match TV, që është në pronësi të gjigantit të energjisë, Gazprom, e ka fituar të drejtën e transmetimit të Premierligës për gjashtë vjet, duke filluar nga sezoni 2022-23.

FIFA së fundmi njoftoi për ndryshimin e rregullores kur bëhet fjalë për futbollistët e huaj që luajnë në Ukrainë dhe në Rusi, duke i anuluar kontratat e tyre deri në fillim të korrikut pa ndonjë ndëshkim.

Ata tash mund të transferohen në ndonjë ekip tjetër evropian deri në fund të qershorit. /h.ll/albeu.com


Shtuar 8.03.2022 14:20