Liverpool – Manchester City është ndeshja më e rëndësishme e kësaj të diele në top 5 ligat Evropiane.
Takimi që do të nisë në orën 17:30 në “Anfield” dhe pritet të dhurojë spektakël e emocion, pasi cilësohet si një “luftë” pretendentësh dhe strategësh.
Skuadrat pritet të zbresin në fushë me rreshtimin e njëjtë, 4-3-3 që është edhe i zakonshëm tashmë për të dyja ekipet.
Sulmi i “The Reds” pritet të formohet nga treshja, Mane-Jota-Salah, e ai i “citizens” nga, Jesus-De Bruyne-Grealish.
Sa i përket mungesave për ekipit e Klopp do nuk do të jenë të gatshëm, Harvey Elliot, Thiago dhe Arnold, ndërsa Guadiola nuk do të ketë në dispozicion, Gundogan, Mendy i pezulluar dhe Zinchenko i cili mbetet në dyshim.
Statistika:
Man City ka fituar 14 nga 16 ndeshjet e fundit në Premier League dhe ka mbajtur portën e paprekur në 5 ndeshjet e fundit.
Liverpool është i pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit në kampionat dhe ka shënuar të paktën 2 gola në 10 nga 11 ndeshjet e fundit. /albeu.com