Sulmuesi francez i Milani, Oliver Giroud ka dhënë disa komente sa i përket dallimit mes dy ligave në të cilat ai ka luajtur, Premier League dhe Serie A.
Giruod fillimisht është shprehur se në Serie A, loja ndërpritet më shpesh se në Premier League.
Madje, kjo del të jetë pjesa më e vështirë për t’u adaptuar, gjithnjë sipas fjalëve të lojtarit të Milan.
“Ka të bëjë më shumë në adaptimin me gjyqtarët, të cilët kanë një tendencë të vërshëllejnë për kontakte më të lehta sesa që bëjnë ata në Premier League”, ka thën Giroud.
35 vjeçari aktivizohej më herët në Premier League, ku ishte pjesë e Arsenal dhe Chelsea, para se të kalonte në Serie A.
Giroud po has në konkurrencë me Zlatan Ibrahimovic, me këtë të fundit që është më i preferuar në planet e Stefano Pioli. /albeu.com