Problemet e Italisë në Zenica nuk kanë qenë vetëm të karakterit sportiv. E përditshmja italiane “La Repubblica” ka zbuluar një prapaskenë, e cila përkeqëson edhe më shumë pozicionin e lojtarëve të grumbulluar nga Gattuso.
Sipas gazetës italiane, në vigjilje të ndeshjes kyçe me Bosnje Hercegovinën, komisarit teknik të Italisë i është dashur që të takohet me disa lojtarë për t’i bindur që të tërhiqeshin nga një kërkesë disi e pazakontë.
Të lidhura
None found
Disa lojtarë kanë pretenduar një premio rreth 300.000 mijë euro nga Federata Italiane e Futbolit. Sipas lojtarëve secilit prej futbollistëve u takonte 10.000 mijë euro si shpërblim në rast kualifikimi.
Pas kërkesës që morën në Coverciano, Gennaro Gattuso dhe stafi i tij kanë mbetur pa fjalë dhe janë munduar që të bindin lojtarët që të tërhiqen nga pretendimet e tyre, të cila u konsideruan si pa vend dhe jo në kohën e përshtatshme.
