Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma ka folur për sfidën ndaj Zvicrës.
Në një intervistë për “UEFA TV”, Donnarumma ka folur për atmosferën në Kombëtaren italiane dhe ndeshjen me Zvicrën, që do të zhvillohet sot nga ora 21:00.
“Ishte e rëndësishme të fitonim e t’ia nisnim mirë. Kemi bërë një ndeshje të madhe, por nuk mundemi të shpërqendrohemi”, tha ai.
“Duhet të vazhdojmë të punojmë, në Romë tani ekziston një atmosferë fantastike, do ta nderojmë fanellën e Italisë deri në fund”, shtoi ai.
“Ata (Zvicra) janë një skuadër e madhe që luan futboll të mirë. Janë edhe një skuadër ofansive, kështu që duhet të jemi të fokusuar për 90 minuta”, tha Donnarumma.
“Duhet të mbajmë të njëjtin ritëm si ndaj Turqisë, ndoshta diçka më shumë”, përfundoi Donnarumma.