Prag ndeshja me Atalantën, Zidane “mendjen” te Ronaldo: CR7 ndoshta kthehet

Real Madrid nuk mund të llogarisë në Eden Hazard në ndeshjen e kthimin të Ligës së Kampionëve kundër Atalantës. Belgu nuk ka marrë pjesë në stërvitje e sotme , dhe të gjitha shenjat janë se ai nuk të jetë në dispozicion. Krahasuar me ndeshjen e parë, Zidane do të ketë në dispozicion Ramos dhe Benzema.

I pyetur nëse tani është më i qetë, Zidane u përgjigj: Më i qetë për këtë? Jo, me Atalanta nuk mund të jesh kurrë i qetë. . Ata janë të mërzitur për disfatën e ndeshjes së parë , do të thosha me të drejtë, dhe ata do të luajnë si gjithmonë, duke dhënë edhe më shumë, duke sulmuar si gjithmonë”.

Së fudmi po qarkullojnë zëra për një rikthim të Ronaldos në “Bernabeu” dhe për këtë tekniku francez kishte një koment: “Mund të jetë e vërtetë ose jo . Tani ai është te Juve dhe ne i respektojmë Bianconerët, sigurisht që unë dua që ai të kthehet, gjithçka që kam bërë kme të ka qenë e jashtëzakonshme.

“Kam pasur fatin ta trajnoj dhe ai është shumë mbresëlënës. Tani për tani, ai po ndihmon Juventusin” /albeu.com/

 


Shtuar 15.03.2021 14:19