Futbollisti Christiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez janë shfaqur në super formë, teksa pozojnë nga palestra e shtëpisë.
Ylli 36-vjeçar i Juventusit postoi në Instagram fotografinë me të dashurën e tij modele, duke marrë mbi 10 milionë pëlqime dhe afro 50 mijë komente.
27-vjeçarja që njihet për format e saj perfekte dhe për përkushtimin e saj për palestrën, është e dashuruar me yllin e futbollit që nga viti 2016 dhe është nëna e vajzës së tij Alana.
Rodriguez ka treguar se me Ronaldon ra në dashuri me shikim të parë, kur punonte si asistente shitjesh në kompaninë “Gucci”.