Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur për portierin e Partizanit, Pano Qirko, i cili është përfshirë në një aksident automobilistik.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i kuq, i cili shprehet se gardiani ka pësuar një dëmtim në brinjë dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelin me Vllazninë.
Ai ka marrë mjekimin e menjëhershëm në spital, teksa sipas klubit, gjendja e tij është optimale dhe po monitorohet nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të klubit.