Polici gjerman habitet nga tifozat kuq e zi: Shqiponjat po fluturojnë kudo

Tifozeria shqiptare në Dortmund ka bërë që të gjithë sytë të kthehen nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë. Një efektiv gjerman është pyetur se çfarë mendon për tifozët shqiptarë që kanë ‘pushtuar’ Dortmundin.

Sipas tij i gjithë qyteti është kthyer në kuqezi, ndërkohë që thekson se shqiponjat pofluturojnë kudo në Gjermani.

“Tifozët shqiptarë në Dortmund janë shumë të zhurmshëm me temperament të lartë dhe shumë simpatikë. Shqiptarët duan që Evropa t’i shoh këtu në Dortmund, jo se thotë policia. Kjo është euforia e tifozëve shqiptarë. Dortmundi është kthyer në kuqezi,shqiponjat po fluturojnë kudo.Tifozët shqiptarë janë aq shumë krenarë dhe aq shumë të dashur,” tha ai.


Shtuar 15.06.2024 23:20