Një episod i rëndë u regjistrua para zhvillimit të derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e tetë të Superligës së Serbisë.
Pak para nisjes së takimit, tifozët e Partizanit brohoritën në favor të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska. Mlladiqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
None found
Ngjarja u përshkallëzua më tej në stadiumin “Rajko Mitiq”, ku para fillimit të ndeshjes u zhvillua një minutë heshtje në nderim të tij, ndërsa në tribunat e stadiumit u shfaq edhe një koreografi.
Në Hagë, Mlladiqi u shpall fajtor për rolin e tij në disa nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, mes tyre edhe gjenocidi i Srebrenicës, ku humbën jetën më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.
Një minutë heshtje për një person të dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda lufte ka ngjallur reagime të forta dhe rikthen vëmendjen te atmosfera e tensionuar që shpesh shoqëron derbin më të madh të futbollit serb.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…