Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka publikuar në Facebook pamje nga zjarri që ka përfshirë deponinë rajonale të mbeturinave në Sferkë të Pejës, e cila po digjet për herë të dytë.
Në postimin e saj, Bajrami ka shkruar se deponia po digjet prej disa ditësh dhe se tymi i dendur po mbyt banorët e Sferkës, Llutogllavës, Trestenikut, Ruhotit, Nabërgjanit dhe fshatrave përreth, duke u përhapur edhe më larg. Sipas saj, njerëzit janë të detyruar t’i mbajnë dyert dhe dritaret mbyllur dhe shprehen tepër të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
None found
Deputetja ka theksuar se kjo deponi është rajonale dhe nuk i takon vetëm Pejës, prandaj komuna e Pejës nuk mund ta përballojë e vetme këtë gjendje. Ajo ka shtuar se banorët e Pejës janë qytetarë të këtij shteti, që votojnë dhe paguajnë taksa, dhe nuk mund të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, të cilët shteti i neglizhon kur kanë më së shumti nevojë.
“Ku është Qeveria? Ku është Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave? Ku është Inspektorati Mjedisor? Pse nuk po mobilizohen të gjitha kapacitetet e shtetit?”, ka pyetur Bajrami. Ajo i ka bërë thirrje Qeverisë që menjëherë të angazhojë FSK-në, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe çdo institucion tjetër që mund të ndihmojë në shuarjen e zjarrit.
Bajrami ka kërkuar gjithashtu mbylljen e deponisë, duke theksuar se Inspektorati Mjedisor duhet të dalë menjëherë në terren, të konstatojë shkallën e ndotjes dhe të marrë masa urgjente për ndalimin e funksionimit të saj, pasi aty nuk plotësohen asnjë nga kushtet ligjore për mbrojtjen e mjedisit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, me të cilët ka diskutuar për…
Zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka reaguar pas vizitës familjare të Jakup Krasniqit në…
Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në repartin e kujdesit intensiv në një spital në Brasilia, pasi ka zhvilluar…
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…
Ronald Araujo nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te Barcelona, pavarësisht se është përshtatur mirë te Liverpooli, ku po…
Sabah KerjotaHearts nuk është kuryer aspak duke shkatërruar Dundee me rezultatin e thellë 8-0 në transfertë [...]Read More...