Qeveria e ka cilësuar si personal dhe të papranueshëm qëndrimin e Dalibor Kitanoviqit.
None found
Sipas Qeverisë, Ratko Mlladiqi është shpallur përfundimisht fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga një gjykatë ndërkombëtare kompetente.
Institucioni qeveritar do t’i kërkojë Kitanoviqit të heqë dorë nga qëndrimi i tij. Në rast se ai nuk pajtohet me politikat qeveritare, pritet të largohet nga pozita që mban.
Ky është reagimi i plotë i Qeverisë:
“Qeveria mban një qëndrim të qartë, i cili mbështetet në faktet juridike të përcaktuara në nivel ndërkombëtar. Ratko Mlladiqi është dënuar me vendim të formës së prerë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga gjykata kompetente ndërkombëtare.
Qëndrimi i Dalibor Kitanoviqit përbën pikëpamje personale dhe është i papranueshëm për Qeverinë. Qëndrimet e saj përcaktohen në përputhje me interesat e shtetit dhe të qytetarëve.
Kur një qëndrim vendoset nga Qeveria, ai duhet të zbatohet nga çdo individ që është pjesë e saj. Veprimi sipas vullnetit personal nuk pranohet dhe për këtë arsye Qeveria do t’i kërkojë Kitanoviqit ta tërheqë qëndrimin e tij. Nëse nuk pajtohet me politikat e Qeverisë, presim që ai të largohet nga pozita që ushtron.”
Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…
Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…