Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë reaguar ashpër ndaj glorifikimit të Ratko Mlladiqit gjatë ceremonisë së varrimit të tij në Beograd, ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë serbë.
None found
Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të hënën në rrjetin social X, dy përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian i cilësuan pamjet nga funerali si “tronditëse”.
Sipas tyre, Mlladiqi ishte një kriminel lufte i dënuar, përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ata theksuan se ish-komandanti serb vdiq gjatë vuajtjes së dënimit me burgim të përjetshëm, të dhënë për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera.
Costa dhe von der Leyen e konsideruan thellësisht të dhimbshëm faktin që varrimi u shoqërua me mbështetje zyrtare dhe me praninë e disa zyrtarëve të lartë serbë.
“Këto pamje tregojnë se nuk është bërë përballja me një kapitull të errët të historisë së afërt të Evropës dhe janë në kundërshtim me vlerat që udhëheqin rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e tyre.
Dy zyrtarët evropianë shprehën gjithashtu solidaritetin e tyre me të gjitha viktimat e krimeve të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë.
Për pamjet e ceremonisë foli edhe Paula Pinho, zëdhënësja kryesore e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Pas informimit tonë të mesditës dje, pamjet nga funerali folën më shumë se një milion fjalë”, deklaroi ajo.
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…