Pogba: U ktheva te Juventus sepse ishte një zgjedhje me zemër, kjo fanellë është gjithçka për mua

Fjalët e para pas rikthimit te Juventus për Paul Pogba, i cili iu përgjigj disa pyetjeve në profilin zyrtar të klubit të Juventusit.

“Dua të gjej dëshirën për të luajtur futboll, fola me Allegrin, Dybala, Cuadrado, Agnelli dhe Nedved. Me këta kam qenë gjithmonë në kontakt. Zemra ime ka vendosur, e di që kam marrë vendimin e duhur. Kjo fanellë është gjithçka për mua, Juventus më ka dhënë mundësinë të jem Pogba.

Tani dua të jap këtë gëzim, duke i sjellë trofe këtij klubi që meriton vetëm të fitojë. Erdha dhe mora numrin 10 të cilin e kishte mbajtur miku im më i mirë, Dybala. Tifozëve u them se jam kthyer dhe jam shumë i lumtur. Do të jem edhe më hsumë kur të fitojmë Scudetton”, ishin fjalët e mesfushorit francez, Pogba./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.07.2022 20:08