Mesfushori francez i Mançester Junajtid, duket se e ka vendosur se ku do ta vazhdojë të ardhmen e tij dhe duket se nuk do të jetë as Real i Madridit dhe as Juventusi.
Në Spanjë tashmë e bëjnë të sigurt, ku shprehen se kampioni i botës me Francën ka firmosur një para-kontratë me klubin e PSG.
Pogba do të largohet nga Mançester Junajtid në verë si një futbollist i lirë, duke mos pranuar të rinovojë me “Djajtë” dhe PSG i është dukur si opsioni më i mirë i mundshëm.