Pas operacionit në gju që iu nënshtrua orëve të fundit, Paul Pogba ka dashur të përshëndesë dhe të falenderojë të gjithë fansat e tij që i kanë qëndruar pranë me një mesazh:
“Jam mirë. Operacioni shkoi shumë mirë, tani unë do të shërohem dhe do të rikthehem shumë shpejt. Dëshiroj t’i falenderoj të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen dhe t’ju bëj të ditur se mendërisht gjithçka është në rregull.
Unë e mbaj gjithmonë kokën lart, nuk jam vetëm. Unë jam me zotin, faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen. Do të kthehem shpejt dhe më i fortë, gjithmonë buzëqesh”, është shprehur Pogba./ h.ll/albeu.com
View this post on Instagram