Pochettino me “valixhe në duar”, PSG tundon Antonio Conten

PSG ka nisur bisedimet me teknikun italian të Tottenham, Antonio Conte, i cili mund të largohet nga Londra në fundin e sezonit.

Kontrata e tij me “spurs” përfundon në fundin e sezonit 2022-23, pasi erdhi në pankinë nëntorin e vitit të kaluar.

Kushtet specifike të kontratës së italianit me klubin anglez nuk dihen dhe dyshohet se ka një pikë e cila e lejon largimin e Contes para përfundimit të plotë të marrëveshjes.

Sipas Calciomercato, PSG është gati të përshëndetet me Mauricio Pochettinon dhe procesi për të gjetur zëvendësuesin e tij ka nisur.

Antonio Conte është kthyer në obketivin kryesor, i cili raportohet se është tunduar nga kontrata e ofruar nga klubi parisien. 52-vjeçari nuk është kandidati i vetëm, pasi në garë është fuqishëm edhe Zinedin Zidane dhe më pas edhe Max Allegri. /albeu.com


Shtuar 17.03.2022 10:14