Pochettino i del kundër presidentit të Chelseat, kërkon ndryshimin e strategjisë

Chelsea ka shpenzuar 1 miliard funte gjatë pronësisë së Todd Boehly deri më tani me klubin londinez që ka blerë kryesisht lojtarë të rinj me shumë potencial.

Kjo nuk ka funksionuar mirë nga pikëpamja e rezultateve, me Blutë e Londrës që mbeten në mes të tabelës së Ligës Premier.

Chelsea ka skuadrën më të re në ligë dhe Mauricio Pochettino thotë se lojtarët më të vjetër do të duhet të bashkohen gjatë verës.

Argjentinasi ka dalë kundër strategjisë së presidentit Todd Boehly i cili synon transferimin e talentëve të rinj, derisa Pochettino thotë se duhet të ndryshohet kjo strategji dhe duhet transferojnë lojtarë me përvojë.

“Ne mund të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë me politikën e klubit për të nënshkruar me lojtarë të rinj, por në skuadër, ne kemi Thiago Silva , Raheem Sterling dhe Marcus Bettinelli . Ndoshta Marcus nuk po luan, por ai bën një punë fantastike duke ndihmuar djemtë e rinj”.

“Ne kemi lojtarë me përvojë në skuadër. Nuk është kundër projektit të kesh disa lojtarë që po i ndihmojnë të rinjtë të performojnë, të jenë profesionistë dhe të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh në Ligën Premier dhe të jesh në Chelsea”.

“Ne duhet të sjellim disa lojtarë me përvojë këtë verë dhe gjithashtu më shumë lojtarë të rinj”, shtoi Pochetino.

“Kjo ka të bëjë me bisedën me klubin dhe analizimin dhe hartimin e strategjisë për sezonin e ardhshëm dhe të luftojmë për gjëra të mëdha”, deklaroi trajneri argjentinas. /Telegrafi/


Shtuar 15.04.2024 16:37