Pochettino favorit për stolin e Man United

Manchester United me shumë mundësi do të firmosë me Mauricio Pochettinon, sipas Daily Express.

Anëtarët e skuadrës angleze vlerësojnë përvojën që argjentinasi ka grumbulluar në Premier League (në Southampton dhe Tottenham).

Rangnick ka një ide tjetër në mendje

Nga ana e tij, Rangnick i lartpërmendur ka vënë në tryezë një emër tjetër, atë të Erik ten Hag.

Sipas të njëjtit burim, gjermani do të luajë një rol vendimtar në zgjedhjen e pasuesit të tij dhe do të përpiqet të bëjë gjithçka që të zgjidhet holandezi. /albeu.com/

 


Shtuar 10.02.2022 17:41