Mauro Icardi është dashur të mjaftohet me një vend në pankinën e Paris Saint-Germain për pjesën më të madhe të këtij sezoni, gjë që ka çuar në interesimin e ekipeve si AC Milan, Juventus dhe Roma, por Mauricio Pochettino dëshiron ta mbajë sulmuesin.
“Ai nuk ka luajtur aq shumë sa do të donte, për arsye të ndryshme, por të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm.
Ai është një lojtar i zonës së penalltisë, një lojtar vdekjeprurës, lloji i lojtarit që ka nevojë çdo ekip,” tha Pochettino para ndeshjes e PSG-së kundër Lorientit. / h.ll/albeu.com