“Po vraponim në dhomën e ndenjes me babanë dhe po bërtisnim”, Haaland kujtoi golin e Agueros me QPR

Si një tifoz i vërtetë i Manchester City, Erling Haaland festoi golin historik të Sergio Agueros kundër QPR në 2012.

Sulmuesi norvegjez foli për revistën Four Four Two dhe iu referua asaj përmbysjeje të papërsëritshme të City që u dha titullin e parë të ligës që nga viti 1968, duke zbuluar: “Më kujtohet aq mirë (pasi Haaland ishte 12 vjeç atëherë), sikur të ishte dje. Ishte çmenduri. Ky ishte momenti ynë, kjo ishte dita kur ekipi doli kampion, shkruan albeu.com.

U ulëm për të parë ndeshjen, babai im ishte po aq i emocionuar sa unë. City po humbiste ndaj QPR me 10 lojtarë. Jemi favoritë të mëdhenj dhe po humbasim. Jemi në dëshpërim. Por më pas, pas 91 minutash, Edin Dzeko shënon dhe ne fillojmë të kemi shpresë, por koha është kaq e shkurtër.

Goli i fitores ishte shumë i çuditshëm. Mario Balotelli ishte në tokë, por disi ia kaloi topin Agueros. Unë dhe babai im u ngritëm nga vendet tona dhe filluam të vrapojmë nëpër dhomën e ndenjes duke bërtitur. Çfarë momenti”. /albeeu.com/

Kujtoni atë moment:


Shtuar 24.08.2022 16:28