Po shkëlqen te Salzburg, Bayerni dhe Liverpool “hidhen” pas yllit gjerman

Karim Adeyemi, sulmuesi gjerman e Salzburg, është talenti më i ri gjerman që po tërheq vëmendjen e gjigandëve Evropian. Momentalisht në sulm për të jane hedhur, Bayern Munich dhe Liverpooli.

Të dy klubet kanë shfaqur interesin e tyre për 19-vjeçarin në janar, me Salzburg që për largimin e tij mund t’i kërkoj për rreth 20 milion euro (17 milion funte/23 milion dollarë).

Ylli 19-vjeçar, Adeyemi ka qenë në formë spektakolare këtë sezon deri më tani, duke shënuar 11 gola në 14 paraqitjet e tij në të gjitha garat për Salzburg. /albeu.com


Shtuar 4.10.2021 16:16