“Po, Juventusi më pëlqen”, sulmuesi i Man United kërkon Zonjën e Vjetër

Anthony Martial së shpejti mund të jetë lojtari më i ri i Juventusit. Francezi i cili nuk po gjen hapësira te Man Citt ku sulmi është i mbipopulluar, pritet të largohet nga Old Trafford në merkaton e janarit.

Opsioni i transferimit te bardhezinjtë e Max Allegrit e tundon Martial, për të cilin ka interesim edhe nga Ligue 1, aty ku pëlqehet nga PSG e Lyon. Sulmuesi kërkon të luajë sa më shumë në mënyrë që të marrë një ftesë nga Deschamps për Botërorin Katar 2022.

Juventusi do të nisë së shpejti bisedimet zyrtare me Manchester United dhe lojtari ofensiv pritet të kalojë në Serie A në huazim me të drejtë blerje nga klubi italian në fund të sezonit. /albeu.com/


Shtuar 17.12.2021 21:33