Një modele e Instagramit, Jhilleaf, ka pohuar se është përfshirë në një përleshje me futbollistin e Manchester Cityt, Ryad Mahrez dhe të fejuarën e tij të re, Taylor Ward, teksa ata po festonin fejesën e tyre në ishullin grek të Mykonos.
Jhilleaf ka thënë se ishin shoqëruesit e 23-vjeçares Ward ata që e nxitën rrëmujën, por kjo u mohua nga kjo e fundit, shkruan DailyMail – transmeton në shqip Gazeta Online ‘Reporteri.net’.
Ward ka deklaruar se ishin grupi i Jhilleaf ata të cilët provokuan çiftin duke i sulmuar dhe duke i filmuar ata.
Në një video të shpërndarë në rrjet, Taylor Ward u bën thirrje grupit të Jhilleaf që t’i ndalnin xhirimet.
Në videon e cila është bërë nga një prej shoqëruesve të modeles, shihet Taylor teksa vraponte drejt grupit në një rrugicë në ishullin Mykonos të mërkurën, duke bërë kështu përpjekje që t’i ndalonte ata të filmonin atë dhe futbollistin.
Taylor pretendon se modela ua kishte ndërprerë festën dhe u përpoq që t’i filmonte ata, pak para se një nga anëtarët e familjës së Taylor të grushtohej.
Ajo shtoi: ‘Unë kurrë në jetën time nuk kam sulmuar një person tjetër dhe kushdo që e di këtë mund të garantojë për këtë.’
Në një imazh tjetër, zonja Ward tregon një grua tjetër duke mbajtur një telefon lart, me një shigjetë që i drejtohet asaj me tekstin ‘vajza që na filmon’.
Taylor dhe Mahrez bënë publike fejesën të hënën, pasi atleti algjerian i propozoi asaj me një unazë që besohet se kushtoi 400 mijë euro.