Po bënte stërvitje me ekipin, 15 vjeçari italian pëson atak kardiak

Pasioni për futbollin dhe jeta e tij ndahen në moshën 15-vjeçare.

Një tragjedi ka ndodhur të enjten në Priverno, një qendër në provincën Latina, ku një futbollist i ri humbi jetën gjatë stërvitjes me ekipin e tij U-15. Stërvitja ka vijuar e qetë por në pak çaste situata ka ndryshuar tragjikisht. Matteo, banor në Bassiano, u rrëzua papritur teksa vraponte në fushë.

Ai u rrëzua përpara syve të tmerruar të shokëve të skuadrës dhe trajnerit që e kuptoi menjëherë se situata ishte kritike. Mamaja e djaloshit ndodhej gjithashtu aty ku lajmëroi menjëherë grupin e shpëtimit.

Mjekët për rreth 20 minuta i bënë lojtarit një masazh në zemër në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por gjithçka ishte e kotë.
Matteo vdiq për shkak të një arresti kardiak./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.03.2022 15:50