Humbja me Maqedoninë e Veriut ishte fundi i një fundi që kishte nisur prej kohësh por u bë realitet.
Zhgënjimi ishte i madh, askush nuk mund ta besonte por krahas kësaj njolle mbi Italinë tani bie dhe një tjetër njollë.
Në mediat italiane janë publikuar pamje të dhomës së zhveshjes të kombëtares që la ne “Renzo Barbera” pas humbjes. Pamje të turpshme të lëna në një gjendje mjerane nga një prej ekipeve elitare në botë.
Plehra, papastërti, rrëmujë, me të vërtetë një turp i madh që bie mbi lojtarët, stafin dhe të gjithë që ishin të pranishëm. /albeu.com/