Plas te Napoli, Spalletti i thotë ekipit se do të japë dorëheqjen nëse shitet ylli i skuadrës

Luciano Spalletti mund të largohet nga Napoli nëse Kalidou Koulibaly shitet.

Siç raportohet nga Diario Sport duke iu referuar Corriere dello Sport, trajneri i napolitanëve ka informuar drejtuesit e klubit se do të jepte dorëheqjen nëse mbrojtësi shitet.

Më herët është raportuar për interesimin e Barcelonës, PSG-së dhe Chelsea për senegalezin.

Kontrata e Koulibaly me Napolin është deri në vitin 2023. /albeu.com/

Napoli – Spalletti : «Oui j'ai menacé de faire ça si Koulibaly est vendu» -  Football


Shtuar 18.06.2022 22:01