Mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic duket se do ta ketë problem të gjej një skuadër të re në këtë merkato.
Sipas gazetarit të njohur, Nico Schira, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman nuk e ka në planet e tij mesfushorin boshnjak.
Lojtari dëshiron rikthimin në Serie A. Agjenti i tij, Fail Ramadani ia ka ofruar Pjanicin ekipit të Juventusit dhe Romës, por dy ekipet e kanë refuzuar.
Tottenham ende mbetet e interesuar por mbetet të shihet nëse londinezët do të dërgojnë ofertë tek Barcelona