Miralem Pjanic mund të rikthehet në Seria A për të provuar sërish një aventurë të re. Nuk është Juventusi skuadra që ka shfaqur interes për shërbimet e tij, por këtë herë janë kampionët e Italisë ata që po mendojnë për transferimin e boshnjakut.
Sipas “Fichajes” Milan është i interesuar për shërbimet e lojtarit të Barçës, i cili momentalisht është i grumbulluar nga Xavi Hernandez në përgatitjet parasezonale që katalanasit po zhvillojnë në SHBA.
Mesfushori boshnjak në sezonin e fundit ishte i huazuar te Besiktas, ndërsa raportohet se përsëri nuk është në preferencat e Xaavit për sezonin e ri dhe në këtë mënyrë një kalim i tij në Seria A është mëse i mundshëm.
Milani dëshiron 32-vjeçarin në formë huazimi, pavarësisht se klubi katalunas e dëshiron shitjen e tij.
Megjithatë, Barcelona do të ishte e hapur edhe rreth kësaj mundësie, por çështja kryesor do të ishte marrëveshja rreth pagës, pasi edhe klubi nga “Camp Nou” duhet të paguajë një pjesë.
Ish-mesfushori i Romës e Juventusit me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.