Tashmë gjithçka ka marrë fund. E ardhmja e Vedat Muriqit do të jetë në La Liga, teksa sulmuesi do të mbajë veshur fanellën e Mallorcas.
Në këtë mënyrë sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është rikthyer te klubi që luajti gjysmën e dytë të sezonit që kaloi.
Klubi spanjoll e ka prezantuar transferimin e Muriqit me një video fantastike, teksa në çdo moment pritet të njoftojë zyrtarisht edhe për detajet tjera të marrëveshjes.
Video e prezantimit nis me filmin e famshëm “Pirates of the Caribbean”, derisa pastaj janë edhe përmbledhjet e golave dhe momenteve më të mira të Muriqit me fanellën e skuadrës spanjolle.
28-vjeçari regjistroi 16 paraqitje në total, shënoi 5 gola e shtoi 3 asistime, ndërsa me Mallorcan sulmuesi do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare./ h.ll/albeu.com
?☠️ ¡Es tu ????! pic.twitter.com/gHUfRCrzB1
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) July 22, 2022