Pique paralajmëron Real Madridin: Skena ka ndryshuar

Gerard Pique ka analizuar Superkupën që nis këtë të mërkurë në Movistar. Qendërmbrojtësi ka paralajmëruar Real Madridin se kjo Barcelonë nuk është ajo që ka gjetur skuadra e bardhë në La Liga.

Përveç kësaj, ai është optimist që skuadra e tij mund të bëjë mirë dhe të arrijë në finale. Ai e ka pranuar se fitimi i titullit do t’u jepte shumë moral për pjesën e mbetur të sezonit.

Është titull dhe të gjithë i luftojmë njësoj, siç e kemi treguar historikisht. Ne mezi presim të ngremë kupën. Në gjysmëfinale, ndeshja kryesore, El Clasico dhe do të jetë e vështirë. Por mendoj se do të vijmë në një moment të mirë. Ne jemi duke u rritur. Jam optimist se  mund të bëjmë mirë, të kualifikohemi dhe të arrijmë në finale,” shprehet fillimisht Pique.

Ata ruajnë bazën që u ka dhënë shumë suksese në të kaluarën. Mesfusha, me Casemiro, Kroos dhe Modric, e njohin njëri-tjetrin shumë mirë dhe performanca që kanë dhënë këto vite është shumë e lartë. Benzema dhe Vinicius janë në një nivel superlativ, në nivel goli dhe në nivel loje.Prapa është një skuadër që paloset mirë, që është rehat pa top dhe ata bazojnë gjithçka në tranzicionet e Vinicius.  E njohim mirë, ka një nivel të lartë, por mendoj se mund ta lëndojmë,” përfundon mbrojtësi. r.t/albeu.com


Shtuar 10.01.2022 21:16