Pique kërcënon Bartomeun: Nëse flas, do të shpërthe, një lojtar i Realit festoi humbjen 6-2

Gerard Pique pati transmetimin e tij të dytë në Twitch dhe rishikoi, shoqëruar nga Ibai Llanos, disa çështje aktuale sportive. Qendërmbrojtësi i Barçës sulmoi ish-presidentin Josep Maria Bartomeu, ndërsa zbuloi se Vinicius ishte shumë afër nënshkrimit me klubin katalanas.

Partneri i Shakirës përjashtoi mundësinë e kthimit në kombëtaren spanjolle, sepse “tani i përdor pushimet për gjëra të tjera”. Po kështu, Pique kujtoi disa anekdota nga klasikja e fituar 6-2 në “Bernabeu”.

E nisi nga Bartomeu: “Unë kam parë se ka nisur të flasë këto ditë në media… Nëse flas unë, do të shpërthej keq. Kjo po më përmban”. Shtatlarti, pra, ishte i sinqertë kur u pyet për deklaratat e ish-presidentit në “Esport3”, ku pranoi se ishte penduar që i kishte kushtuar vëmendje skuadrës pas disfatës shokuese në “Anfield”.

Pique u ndal edhe te klasikja e fundjavës së ardhshme, e cila rimerr kuptimin e plotë falë tifozëve në tribuna: “Është një ndeshje e veçantë. Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të kesh përsëri 90.000 njerëz përreth fushës. Të luaje klasiken prapa dyerve të mbyllura ishte shumë e trishtuar. Të dielën nuk do të kemi më kufizime, do të luajmë me të gjithë tifozët”.

Ndër të tjera, mbrojtësi i Barçës gjithashtu përvijoi si duhet të jetë statusi personal i futbollistëve: “Nëse humbni dhe keni një ditë të keqe, mos festoni ditën tjetër. Sidoqoftë, njerëzit duhet të kuptojnë se edhe ne kemi një jetë. Përpiqemi të bëjmë më të mirën në fushë, por ndonjëherë nuk funksionon”.

Me tej, Pique zbuloi dfisa prapaskena nga fitorja e bujshme e Barcelonës, 6-2 ndaj Real Madridit, në “Bernabeu”: “Ekziston një anekdotë shumë e mirë e një lojtari të Realit, i cili doli për festë natën e humbjes 6-2. Një futbollist i Barçës e gjeti duke festuar. Unë nuk do ta them emrin, por nuk është për t’u habitur që kjo ndodh”.

 

 

 


Shtuar 21.10.2021 18:02