Milani është rikthyer te fitoret në kampionat, pasi ka mposhtur Cagliarin me rezultat të thellë 5-1.
Rososnerët u rikthyen te fitoret pas katër xhiroeve, teksa Stefano Pioli ka thënë se e kanë vuajtur shumë eliminimin nga Liga e Evropës, por edhe derbin e humbur.
“Për fat të keq nuk ishim të zotët të kishim një vazhdimësi në rezultate që të konkuronim Inter, por ju garantoj se kjo skuadër është e fortë”.
“Për ne ishte shumë e rëndësishme që të ktheheshim te fitorja, e vuajtëm shumë eliminimin nga Liga e Evropës, por edhe humbjen në derbi. I falënderoj djemtë sepse zhvilluan një ndeshje me shumë vendosmëri dhe sakrificë”, tha Pioli.
Tutje trajneri italian u ndalë për të folur edhe për të ardhmen e tij e cila duket se do të jetë larg Milanit.
“Nuk jam ndjerë vetëm në këto javë, kam një marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit. Nuk kam folur ende me ta sa i takon të ardhmes, mendoj se do të ulemi të bisedojmë para se të përfundojë kampionati apo në momentin e parë pasi të mbarojnë ndeshjet”.
“Shpresoj që ambientit milanist t’i rikthehet sërish entuziazmi i duhur për të kaluar momentet e vështira dhe për të shkuar drejt objektivave të rinj”, u shpreh Pioli. /Telegrafi/