Pioli e pranon: “Ndaj Monzës bëmë shumë gabime, edhe kartoni i kuq na penalizoi”

Milan u mposht nga Monza në Serie A, një humbje që trazon “ujërat” te kuqezinjtë dhe tashmë lëkunder seriozisht stoli i Stefano Piolit. “Djemtë” e këtij të fundit mbetën me 10 lojtarë.

Pas kësaj disfate Pioli e pranon që skuadra e tij bëri shumë gabime dhe që ndeshja në fund përfundoi 4-2. Ndër të tjera theksoi se dalja me karton të kuq i Jovic i vështirësoi akoma më shumë gjërat.

“Bëmë gabime që e prishën ndeshjen. Kur pëson katër gola, është e gabuar të thuash se gjysma jonë e parë ishte e mirë, por kjo është e vërtetë.

Natyrisht, largimi i një lojtari e bëri atë edhe më të vështirë, atëherë pasi arritëm në 2-2, ne duhet të ishim më të mprehtë dhe më të qetë për t’u mbrojtur më mirë. Në atë moment, ekipi u ndje i sigurt dhe donte të vazhdonte për të fituar. Kishte shumë gabime sonte”, ka theksuar Pioli.


Shtuar 20.02.2024 12:01