Pesë lojtarë të Manchester Cityt po raportohet se po mendojnë largimin nga klubi, teksa largimi i njërit prej tyre është ai që po shqetëson më së shumti trajnerin Pep Guardiola.
City janë në rrugë të mirë për të fituar dy trofe në Angli, pasi po udhëheqin garën në Ligën Premier dhe janë në gjysmëfinale të FA Cup.
Teksa po afrohet afati kalimtar veror, është raportuar se disa nga yjet e Manchester Cityt po mendojnë largimin.
Siç është raportuar nga mediumi spanjoll Nacional, pesë lojtarë të ‘Qytetarëve’ mund të largohen pas përfundimit të sezonit aktual.
Jack Grealish, Stefan Ortega, Kalvin Philipps, Bernardo Silva dhe Kevin De Bruyne janë lojtarët që janë përmendur në raport.
Besohet se Grealish ka disa oferta nga klubet e Ligës Premier që raportohet se janë të interesuara për shërbimet e reprezentuesit anglez.
Pasiguria që është krijuar rreth të ardhmes së De Bruynes është situata që po e shqetëson Guardiolën më së shumti.
Belgu po tërheq interesim të madh sidomos nga Lindja e Mesme, aty ku Fondi Publik i Investimeve Arabe është bërë gati që të shpenzojë milionat për ta sjellë një tjetër yll në Ligën Saudite. /Telegrafi/