Pesë ndeshje për Shqipërinë, mesfushori lë Panathinaikos, bashkohet me skuadrën kroate

Enis Çokaj është bashkuar me Osijek në Kroaci. Mesfushori shqiptar kaloi si huazim te kjo skuadër nga Panathinaikos, me lajmin që tashmë është bërë zyrtar. Nëse Çokaj bind te Osijek, lojtari do të firmosë në formë të përhershme, një kontratë që parashikohet të zgjasë deri në vitin 2026.

“Jam i lumtur që kam ardhur këtu. Kam dashur që lëvizja të realizohet më herët, por është dashur të presim. Mezi kam pritur stërvitjen e parë me bashkëlojtarët e ri. I falënderoj të gjithë në klub për pritjen e ngrohtë”, – Tha Lojtari.

Enis Çokaj e njeh mirë futbollin e këtij vendi, pasi ka luajtur më parë te Lokomotiva e Zagrebit. Futbollisti ka veshur fanellën e Shqipërisë për 5 ndeshje.


Shtuar 25.01.2024 12:32