“Personazhi i vitit 2023” për sportin shqiptar, Silvinjos i jep “shah mat” një kampione bote 13-vjeçare

Kush është personazhi i vitit 2023 për sportin shqiptar? Kjo është pyetja që “Panorama Sport” u bëri lexuesve të saj, duke kërkuar që vetë lexuesit të vlerësonin figurat që kanë lënë shenjë në sportin shqiptar gjatë vitit kalendarik që u mbyll pak ditë më parë.

Përfundimi i votimit, ka nxjerrë në vend të parë një talent të ri, shahisten Kler Çaku, e cila në moshën 13-vjeçare u shpall kampione bote për vajzat në kategorinë Junior, Një sukses i jashtëzakonshëm i shkodranes e cila garon për klubin Teuta, e cila ka siguruar 30,24% të votave, duke lënë shumë pas ndjekësit.

Në vendin e dytë sipas votuesve, është trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, i cili ka marrë 12,17% të preferencave. Ndërsa në vendin e tretë është golashënuesja më e mirë e kampionatit të femrave, Valentina Troka e Apolonisë, e cila ka 11,35% të votave.

Në vijim, mund të lexoni rezultatet e plota të votimit në të cilin morën pjesë 3,065 persona.

REZULTATET E VOTIMIT

Kler Çaku (Shah) -30.24% (927 vota)
Silvinjo (Futboll) – 12.17% (373 vota)
Valentina Troka (Futboll) – 11.35% (348 vota)
Edlir Tetova (Futboll) – 9.36% (287 vota)
Jasir Asani (Futboll) – 9.33% (286 vota)
Rafael Duamena (Futboll) – 7.05% (216 vota)
Berat Gjimshiti (Futboll) – 2.84% (87 vota)
Luiza Gega (Atletikë) – 2.77% (85 vota)
Zelimkhan Abakarov (Mundje) – 1.99% (61 vota)
Armand Duka (Futboll) – 1.73% (53 vota)
Ilir Daja (Futboll) – 1.63% (50 vota)
Kristjan Asllani (Futboll) – 1.47% (45 vota)
Florent Hasani (Futboll) – 1.4% (43 vota)
Arinaldo Rrapaj (Futboll) – 1.24% (38 vota)
Eklent Kaçi (Bilardo) – 0.78% (24 vota)
Nedim Bajrami (Futboll) – 0.69% (21 vota)
Gersi Troka (Not) – 0.46% (14 vota)
Emanuela Rrusta (Futboll) – 0.42% (13 vota)
Nelson Hysa (Boks) – 0.36% (11 vota)
Orges Shehi (Futboll) – 0.33% (10 vota)
Xhovani Kolela (Futboll) – 0.33% (10 vota)
Myrto Uzuni (Futboll) – 0.29% (9 vota)
Adam Maca (Boks) – 0.23% (7 vota)
Erblira Bici (Volejboll) – 0.23% (7 vota)
Ertjan Kofsha (Peshëngritje) – 0.23% (7 vota)
Alvin Karaqi (Karate) – 0.2% (6 vota)
Enkileda Carja (Peshëngritje) – 0.16% (5 vota)
Erkand Qerimaj (Peshëngritje) – 0.16% (5 vota)
Gentiana Beqa (Bodybuilding) – 0.16% (5 vota)
Lara Kolturi (Ski) – 0.16% (5 vota)
Matvei Petrov (Gjimnastikë artistike) – 0.16% (5 vota)
Briken Calja (Peshëngritje) – 0.07% (2 vota)

/newsport.al/


Shtuar 11.01.2024 11:05