Përseriten thirrjet raciste në Itali, Dumfries “viktima” e radhës

Lazio-Inter u mbyll me rezultatin 3-1 ku pati shumë polemika dhe diskutime gjatë dhe pas ndeshjes.

Një sfidë shumë e nxehtë midis dy ekipeve italianeve e cila pas golit të dytë te Lacios pati përplasje të lojtarëve midis njëri tjetrit pasi miqtë pretendonin se goli duhej anulluar.

Gjithsesi pamjet televizive kanë spikatur një pjesë të tifozave vendas ku brohorasin thirrje raciste kundrejt anësorit të Inter-it , Dumfries.

Pamjet filmike u kanë kaluar Drejtësisë Sportive italiane ku do të identifikohen personat e përfshirë në thirrjet raciste.
Lazio rrezikon të ndëshkohet të luaj pa tifozë një ose disa ndeshje.


Shtuar 18.10.2021 10:11