Përmbyset Kukësi, Egnatia vazhdon të kryesojë Superioren

Ditën e sotme, Egnatia fitoi me përmbysje kundër Kukësit në javën e 11 të Kategorisë Superiore.

Rrogozhinasit e nisën ndeshjen më kërkues që në fillim, duke rrezikuar portën kundërshtare, por golin të parët e gjetën verilindorët.

Në minutën e 26-të, ishte sulmuesi La Torre, i cili shënoi pas një kundërsulmi duke i dhënë avantazhin Kukësit.

Ky avantazh zgjati vetëm 10 minuta, pasi në minutën e 36-të, Fernando barazoi shifrat, duke shënuar nga pika e penalltisë.

Pjesa e dytë, nisi me Egnatian më kërkuese dhe në minutën e 56-të, ishte Spahiu që shënoi golin e përmbysjes.

Me këtë fitore, skuadra e Tetovës mban vendin e parë me 23 pikë, 3 më shumë se Partizani, ndërsa Kukësi renditet në vendin e pestë me 13 pikë


Shtuar 31.10.2023 16:58