Sherr në ndeshjen finale të kampionatit shqiptar të boksit. Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë tifozë e boksierë të të dy ekipeve kanë zbritur në parket dhe janë përplasur fizikisht.
Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat duke sjellë përleshje.