Hossam Hassan, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Egjiptit, u përfshi në një situatë të pazakontë pasi gruaja e tij aktuale, Dan-Adam, dhe ish-bashkëshortja, Huwayda, u përleshën fizikisht.
Ngjarja u raportua nga mediat kryesore egjiptiane, mes tyre edhe Sky News Arabia. Sipas raportimeve, Hassan u ndje keq pasi pa konfliktin mes dy grave dhe përfundoi në spital.
Të lidhura
None found
Incidenti ndodhi në një kafene të hotelit në resortin Marina, në bregdetin verior të Egjiptit. Në atë kohë, Hassan po qëndronte atje së bashku me Dan-Adam.
Çifti sapo kishte ndjekur një shfaqje të këngëtarit të njohur egjiptian Mohamed Ramadan dhe synonte të kalonte pak kohë duke u çlodhur. Situata ndryshoi menjëherë pas shfaqjes së Huwaydas në kafene.
Ish-gruaja e trajnerit iu afrua atij, e kapi dhe e tërhoqi nga karrigia, ndërsa i kërkoi të largohej me të dhe fëmijët. Ky veprim shkaktoi përplasje mes saj dhe Dan-Adam, duke e tensionuar me shpejtësi atmosferën.
Sipas personave që e panë ngjarjen, përplasja nisi me fjalë mes Dan-Adam, Huwaydas dhe vajzës së kësaj të fundit, por shumë shpejt kaloi në dhunë fizike. Në konflikt u përfshinë edhe persona të tjerë.
Dan-Adam pretendoi se dikush i hodhi kafe të nxehtë dhe se më pas u godit me shuplaka e grushte, ndërsa flokët iu tërhoqën me forcë. Në kaosin e krijuar u përfshinë edhe fëmijët e saj.
Hassan ndodhej mes dy palëve gjatë përleshjes, por situata u bë aq e rëndë sa ai humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Për shkak të gjendjes së tij, trajneri u dërgua në spital, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërriti edhe policia.
Pas incidentit, Huwayda u paraqit në komisariat për të bërë kallëzimet përkatëse, por më vonë vendosi t’i tërhiqte vullnetarisht të gjitha akuzat.
Dan-Adam, ndërkohë, foli për mediat dhe tregoi se ishte sulmuar nga disa persona. Ajo tha se ndaj saj u përdorën shuplaka, grushte dhe shqelma, si dhe se iu shkulën flokët.
Gjatë përleshjes, Hossam u përpoq të qëndronte mes dy grupeve, por sipas përshkrimeve të dëshmitarëve dukej i pafuqishëm për ta ndalur kaosin.
Hossam Hassan drejtoi ekipin kombëtar egjiptian në Kupën e Botës. Ai është bërë i njohur edhe për protestën e ashpër ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes kundër Argjentinës, ku Egjipti u eliminua. Pas takimit, ai akuzoi argjentinasit se kishin arritur në çerekfinale falë gjyqtarëve.
