Përleshen masivisht tifozët e Chelsea dhe Man City para finnales Champions (VIDEO)

Këtë të premte ka patur një përplasje të dhunshme midis tifozëve të Manchester City dhe Chelsea në qytetin e Portos në Portugali, ku do të luhet edhe finalja e Champions League.

Huliganë dukshëm të dehur, kanë luftuar duke hedhur tavolina dhe orendi  ndaj njëri-tjetrit. Megjithatë,  autoritetet lokale kanë arritur të vendosin perimetrin e sigurisë në rrugët jashtë stadiumit dhe gjithçka është gati për finalen.

Dueli do të luhet këtë të shtunë, 29 maj në  Estadio do Dragao  dhe do të ketë ekipet angleze si protagonistë të finales së Championsit.


Shtuar 28.05.2021 23:04

Tags: