Ëndërr e kthyer në realitet! Kështu e quan Nedim Bajrami fitoren e arritur nga FSHF ndaj FIFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, që i jep mundësi Bajramit të veshë fanellën kuqezi. Nëpërmjet një postimi në Instagram, 22-vjeçari i lindur në Tetovë, përbetohet se do të japë gjithçka për Kombëtaren Shqiptare.
Mesazhi i Bajramit:
“Më në fund, ëndrra ime, ëndrra e familjes time, ëndrra e gjyshërve të mi u bë realitet. Unë do të përfaqësoj fanellën kuqezi dhe Kombin shqiptar!
Jam shumë i gëzuar dhe dua të falënderoj pafundësisht nga thellësia e zemrës me mijëra tifozë kuqezinj kudo nëpër botë që më kanë shkruar dhe telefonuar.
Një falënderim i veçantë shkon për @fshforg që ia doli në këtë betejë të ndërlikuar. Nga sot, përbetohem që do të jap shpirtin dhe zemrën në fushë për atë fanellë, që është krenaria e të gjithë shqiptarëve!
Shihemi së shpejt!