Performancë e jashtëzakonshme e Asllanit, momenti kur mesfushori shqiptar duartrokitet nga “San Siro”

Inter u mposht ditën e djeshme me rezultatin 1-2 ndaj Romës në “San Siro”.

Zikaltërit luajtën më mirë se kryeqytetasit, por rezultati ishte ai që vendosi se cili ekip duhet të merrte tre pikët.

Megjithatë, dje në fushën e lojës ishte Kristjan Asllani që nga minuta e parë dhe djaloshi nga Elbasani realizoi një paraqitje shumë të mirë duke zëvendësuar kështu Brozovic.

Në një moment, Zaniolo krijoi një kundërsulm për Romën duke tentuar të marrë krahun e majtë, por shihet qartë Asllani që nuk dorëzohet dhe e ndjek nga pas deri në momentin e fundit kur ia heq topin nga këmba me mjeshtëri.

Në këtë moment, i gjithë stadiumi San Siro fillon të duartrokasë për djaloshin shqiptar. Asllani madje iu afua shumë pranë golit, ku nëse do të realizohej, do të ishte një gol fantastik./ h.ll/albeu.com

Shikoni momentin


Shtuar 2.10.2022 09:44