Real Madrid po tenton të krijojë një ‘galaktikë’ me sulmuesit Mbappe e Haaland.
‘Los blancos’ dështuan ta transferojnë francezin Mbappe këtë verë, por mund ta marrin atë falas verën e vitit 2022 pasi që ai mbetet agjent i lirë.
Në ndërkohë, drejtuesit e Real Madrid dëshirojnë të sjellin edhe norvegjezin Erling Braut Haaland, në rast se arrijnë akord me agjentin e tij Mino Raiola.
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është tifoz i Mbappe dhe e dëshiron në skuadër.