E ardhmja e Carlo Ancelottit në Madrid varet në në verë, pasi presidenti Florentino Pérez, nuk beson se është personi ideal për një projekt të ardhshëm në Bernabeu.
Madridi e firmosi si zgjidhje urgjente pas largimit të Zidane dhe pa qenë favorit, por futbolli i dobët i Realit këtë sezon duket se e ka dënuar.
Trajneri italian nënshkroi për tre sezone, por tashmë nuk është më e qartë se do t’i përmbushë ato. Ideja e Florentino ishte të krijonte një ekip të fuqishëm me Mbappe dhe Haaland si standardet më të larta, por yjet gjithashtu kanë shumë dyshime për nënshkrimin për klubin e bardhë nëse Ancelotti vazhdon.
Madridi po mendon për një trajner më modern dhe Mauricio Pochettino do të vazhdojë të jetë një nga obsesionet e bardhezinjve nëse përfundon largimin nga PSG.
Një tjetër nga teknikët që Florentino dashuron është Jurgen Klopp, por gjermani ka kontratë me Liverpoolin për sezonin e ardhshëm dhe nuk është aspak e qartë se do të largohet. /albeu.com/