Yjet e klubeve të Ligës Premier kanë dominuar në formacionin apo 11-shen më të vlefshme në botë.
Këtë sezon, Arsenali, Liverpool dhe Manchester City janë përfshirë në një nga garat më të mëdha ndonjëherë të titullit të Ligën Premier teksa luftojnë për t’u bërë kampionë të Anglisë.
Aktualisht, Topçinjtë dhe Reds janë në krye me 71 pikë, ndërsa kampioni në fuqi City është një pikë prapa dyshes në vendin e tretë.
Liverpool dhe City kanë dominuar futbollin anglez gjatë viteve të fundit, por ardhja e Arsenalit e ka bërë Ligën Premier një spektakël edhe më të madh.
Kampionati anglez është gjithashtu shtëpia e disa prej lojtarëve më të vlefshëm në futbollin botëror.
Siç zbulohet nga faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt, gjashtë lojtarë të Ligës Premier gjenden në 11-tën më të vlefshme në botë.
Trent Alexander-Arnold, Ruben Dias, William Saliba, Declan Rice, Rodri dhe Bukayo Saka janë lojtarët që vijnë nga Liga Premier.
Nga lojtarët e Ligës Premier, ylli i Arsenalit, Saka është më i vlefshmi, me një vlerë tregu prej 130 milionë euro. Ai ndiqet nga afër nga Rodri dhe Rice, të cilët vlerësohen me nga 110 milionë euro.
Ndërkohë, qendërmbrojtësit Saliba dhe Dias kanë një vlerë prej 80 milionë euro, me Alexander-Arnold që vlerësohet në 70 milionë euro.
Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham dhe ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe janë dy lojtarët më të vlefshëm në 11-she, ku të dy vlerësohen me 180 milionë euro.
Pjesë e formacionit janë edhe mbrojtësi i majtë Nuno Mendes me vlerë 60 milionë euro dhe portieri Diogo Costa me vlerë 45 milionë euro. Në total, formacioni vlen 1.20 miliard euro.
Nga lojtarët tjerë që vlejnë shumë, por nuk gjenden në formacion janë Erling Haaland (180 milionë euro), Phil Foden (130 milionë), Florian Wirtz (110 milonë), Jamal Musiala (110 milionë), Lautaro Martinez (110 milionë), Victor Osimhen (110 milionë), Harry Kane (110 milionë), Rodrygo (100 milionë) dhe Federico Valverde (100 milionë).