Përballja me Valencian, Ancelotti: Hazard nuk është në formë optimale, Camavinga më ka befasuar

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur para takimit që do të luhet ditën e nesërme ndaj Valencias i vlefshëm për javën e 5 të La Liga-s.

Italiani ka folur mbi gjendjen aktuale të futbollistëve të tij.

“Hazard? Nuk luajti herën e fundit sepse ndjeu dhimbje në gju, është përmirësuar që nga atëherë. Duhet të presim para se ta vendosim të luajë sërish. Ai nuk është 100 për qind”.

“Bale? Nuk jemi të sigurt sa do mungojmë, është turp, ishte i motivuar për këtë sezon dhe në formë të mirë”.

“Jam befasuar si Camavinga është përshtatur në klub. Është lojtar i mirë me personalitet dhe ka besim të plotë”.

“Rodrygo? Mendoj është sulmues i mirë dhe mund të luajë në secilën pjesë. Është gjithashtu shumë i ri, është e tashmja dhe e ardhmja e klubit”.

“Forma e Vinicius? Është lojtar i shkëlqyer, sidomos në situatat 1 kundër 1. Ka nisur mirë këtë sezon. Përfundimi i aksioneve? Nuk jam magjistar, jam trajner dhe do provojë të nxjerrë më të mirën nga lojtarët”.

“Casemiro? Nuk kemi një lojtar identik si Case, por kemi lojtarë që mund të luajnë atë pozitë nëse nuk është i gatshëm. Gjithashtu mund të ndrrojmë formacionin”, nënvizoi ai.

 


Shtuar 18.09.2021 19:26