Belgjika do të përballet ditën e nesërme me Poloninë në kuadër të ndeshjes së dytë të Nations League, teksa do të kërkojnë edhe fitoren e parë në kompeticion, pasi në duelin e parë janë mposhtur nga Holanda.
Në stadiumin “King Baudouin të Brukselit”, skuadra e Roberto Martinez do të presë kryesuesin Poloninë, teksa veshur do të mbajnë uniformën e kombëtares së femrave.
None found
E gjithë kjo ka një arsye dhe këtë e ka bërë të ditur vetë Federata belge e futbollit, e cila ka shpjeguar edhe arsyet e kësaj nisme të veçantë.
Në fakt është një homazh për vajzat e kombëtares së Belgjikës që do të marrin pjesë praktikisht në një muaj në Kampionatin Evropian të femrave, i cili do të zhvillohet në Angli nga data 6 deri më 31 korrik.
Kjo është pjesëmarrja e dytë në histori për ekipin belg të femrave, të ashtuquajturat “Red Flames”. Prandaj, për këtë rast, fanella e Belgjikës për femra nuk do të jetë identike me atë të kombëtares së meshkujve./ h.ll/albeu.com
Gerd Gjinarari, 52 vjeç, i njohur si “Gjenerali”, i arrestuar ditë në parë ishte identifikuar më herët nga autoritetet belge.…
Roberto Mancini ka publikuar listën prej 34 lojtarësh të Italisë për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, me nëntë…
Zinedine Zidane ka publikuar listën e tij të parë si përzgjedhës i Kombëtares së Francës, duke sjellë disa emra të…
Gerd Gjinarari, 52 vjeç, i njohur si “Gjenerali”, i arrestuar ditë në parë ishte identifikuar më herët nga autoritetet belge.…
Dashi Rrethanat e kësaj dite do të kërkojnë që ju të veproni në mënyrë të shpejtë dhe sa më të…
Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari në një status publik ka akuzuar kryeministrin Rama se po konsolidon pushtetin duke…