Categories: sport

Mancini zbulon përbërjen e Italisë, në listë nëntë debutues dhe rikthime të papritura

Roberto Mancini ka përzgjedhur 34 futbollistë për katër sfidat e ardhshme të Italisë në Ligën e Kombeve. Lista përmban nëntë emra të rinj, mes tyre Michael Kayode, Alessandro Romano, Issa Doumbia, Alessandro Vergara dhe Mohamed Ali Zoma, ndërsa bie në sy edhe rikthimi i disa lojtarëve.

Trajneri i “Azzurrëve” ka bërë publike skuadrën që do të angazhohet në ndeshjet e radhës gjatë pushimit ndërkombëtar dyjavor.

Të lidhura

None found

61-vjeçari u rikthye në drejtimin e Italisë në fund të korrikut, duke firmosur një kontratë që e mban në detyrë deri në vitin 2030.

Italia do të takohet dy herë me Turqinë e Vincenzo Montellas, ndërsa në kalendarin e saj janë edhe përballjet me Belgjikën dhe Francën.

Takimi i parë i Mancinit në mandatin e dytë si trajner i Italisë do të zhvillohet më 25 shtator kundër Belgjikës, në “Stadio Olimpico” të Romës. Pas tri ditësh, më 28 shtator, “Azzurrët” do të luajnë në transfertë ndaj Turqisë.

Më 2 tetor, Italia do të përballet me Francën e Zinedine Zidane, ndërsa më 5 tetor do të presë Turqinë në “Stadio Dall’Ara” në Bologna.

Portierë: Marco Carnesecchi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma (Manchester City), Massimo Pessina (Bologna), Guglielmo Vicario (Juventus).

Mbrojtës: Honest Ahanor (Crystal Palace), Alessandro Bastoni (Inter), Riccardo Calafiori (Arsenal), Diego Coppola (Paris FC), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Daniele Ghilardi (Roma), Michael Kayode (Brentford), Eddy Kouadio (Monza), Gianluca Mancini (Roma), Giorgio Scalvini (Atalanta).

Mesfushorë: Nicolo Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Issa Doumbia (Sporting CP), Nicolo Fagioli (Fiorentina), Davide Frattesi (Lazio), Rolando Mandragora (Torino), Alessandro Romano (Cagliari), Sandro Tonali (Tottenham).

Sulmues: Nicolo Cambiaghi (Bologna), Francesco Pio Esposito (Inter), Sebastiano Esposito (Sassuolo), Samuele Inacio (Borussia Dortmund), Moise Kean (Como), Daniel Maldini (Cagliari), Giacomo Raspadori (Atalanta), Gianluca Scamacca (Atalanta), Antonio Vergara (Napoli), Nicolo Zaniolo (Udinese), Mohamed Alì Zoma (Nurnberg).

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago